Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi hodhi poshtë pretendimet se vota nëpërmjet votimit dhe numërimit elektronik mund të identifikohet. Sipas tij, ka ka zero shance që një gjë e tillë të ndodhë, ndërsa të gjithë ata që deklarojnë të kundërtën i konsideroi si spekulantë që kërkojnë të përfitojnë politikisht.