Ukraina ka nisur që prej fillimit të qershorit një kundër-ofensivë për të rimarrë zotërimin e territoreve të pushtuara nga Rusia, teksa presidenti Volodymyr Zelenskyi komentoi edhe ritmin e ulët të saj. Sipas tij, ofensiva ushtarake nuk është e lehtë, sepse rreth 200 mijë kilometra katrorë territor janë minuar nga trupat ruse, duke penguar avancimin e ukrainasve. "Disa njerëz mendojnë se është një film hollivudian dhe ata janë duke pritur për rezultatet tani. Nuk është kështu. Jetët e njerëzve janë në rrezik," tha ai.