Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të mërkurën se është i vetëdijshëm se vendi i tij nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërkohë që është duke luftuar – por kërkoi një sinjal se “pas luftës Ukraina do të jetë anëtare”. Duke folur përpara samitit të NATO-s muajin e ardhshëm, ai shton se Kievi kërkon “garanci sigurie” në periudhën e ndërmjetme përpara se të mund të bashkohet me aleancën.