Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se “po bën gjithçka që mundet” për të parandaluar një takim me Vladimir Putinin, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përpjekur t’i bashkojë të dy udhëheqësit, por të premten tha se “kjo është si vaji me uthullën... ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”.