Presidenti Volodymir Zelensky i bëri thirrje homologut të tij amerikan, Joe Biden, që të ftojë Ukrainën të anëtarësohet në aleancën ushtarake Euro-Atlantike NATO, në samitin që o të mbahet ëm 11 dhe 12 korrik në Vilnius. Zelensky deklaroi se e ka të qartë që Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës me Rusinë, por theksoi se një ftesë në këto momente do të ishte shumë e rëndësishme për moralin e ushtarëve në front.