Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, vizitoi vijën e frontin në ukrainën lindore për të mbështetur trupat e tij. Lisichansku, një qytet afër Severodonetskut, aktualisht nën bombardime të rënda nga forcat ruse, është mes zonave të vizituara nga presidenti. Ai vizitoi edhe Zhaporizhian në jug të vendit ku u takua me banorët që u larguan nga Mariupoli i rrethuar.