Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e Grupit të Shtatë G7 në Hiroshimë këtë fundjavë për të ushtruar presion të shtuar mbi Rusinë nga një qytet që është sinonim i tmerreve që shkakton lufta bërthamore. Zelensky do të marrë pjesë në takim të dielën, që është dita e tretë dhe e fundit e samitit, thanë dy zyrtarë të përfshirë në organizimin e samitit të G7-ës.