Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi një ndihmës të lartë dhe disa këshilltarë të tjerë të tij në kuadër të ndryshimeve që ai ka ndërmarrë në kabinetin e tij, ndërsa Rusia ndërmori sulme të reja ndaj Ukrainës. Zelenski shkarkoi ndihmësin Serhei Shefir, i cili ka shërbyer në postin e ndihmësit të tij të parë që nga vitit 2019. Presidenti ukrainas shkarkoi tre këshilltarë të tjerë dhe dy përfaqësues presidencialë, të cilët kanë mbikëqyrur aktivitetet vullnetare dhe të drejtat e ushtarëve.