Top News/ Zelenski po merr miliardat…! Trump i zemëruar: Por refuzon ujdinë për fundin e luftës
26/09/2024 11:54

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po merr miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, nuk po pranon ta “bëjë një marrëveshje” për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Trump, i cili e ka kritikuar ashpër Uashingtonin për furnizimin e Kievit me ndihma, tha se Ukraina është dashur të bënte lëshime para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajt para se Rusia ta niste pushtimin e plotë të saj në shkurt të vitit 2022. “Çfarëdo marrëveshje – qoftë më e keqja – do të kishte qenë më e mirë se çfarë kemi tani”, tha Trump. “Nëse ata do të bënin marrëveshje të keqe, prapëseprapë do të kishte qenë më mirë se tani. Ata do të kishin hequr dorë nga pak gjëra dhe të gjithë do të jetonin, dhe çdo ndërtesë do të ishte e ndërtuar, dhe çdo kullë do të jetonte edhe 2.000 vjet”, tha Trump. Trumpi i bëri këto komente gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, ndërkohë që Zelensky po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, para vizitës në Uashington, ku presidenti Joe Biden pritet të njoftojë për ndihmë të re për Ukrainën. Trump shpesh ka pretenduar se Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën, nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së dhe se ai do t’i jepte fund luftës shpejt, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim të qartë se si do ta arrinte këtë. Në një debat më herët këtë muaj me kandidaten demokrate, nënpresidenten Kamala Harris, Trump refuzoi të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën. Duket se Trumpi i bëri këto komente si përgjigje ndaj komenteve të Zelenskyt në një intervistë për Neë Yorker, në të cilën ai tha se Trumpi “nuk di vërtet se si ta ndalojë luftën, edhe nëse mund të mendojë se e di”. Trump theksoi se Zelensky ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe tha se po bën "disa shpifje të vogla të liga drejt presidentit tuaj të preferuar, meje". Ai gjithashtu e përshkroi Ukrainën si një vend të shkatërruar, i cili ka mungesë ushtarësh dhe vuri në dyshim nëse ajo ka ndonjë përparësi për të negociuar fundin e luftës. "Çfarë marrëveshje mund të bëjmë? Ukraina është shkatërruar. Njerëzit janë të vdekur. Vendi është në rrënoja”, tha ai. Është raportuar se një takim mes Trumpit dhe Zelenskyt do të zhvillohet në Nju Jork, por ai pritet të anulohet, sipas mediave amerikane.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39