Top News – Zelenski përplaset me presidentin bullgar/ Ukraina- Sofja ka një lider pro-rus
18/07/2023 08:30

Presidenti I Ukrainës është përplasur me presidentin e Bullgarisë duke e cilësuar si një lider prorus. Ukraina ka kritikuar presidentin Rumen Radev lidhur me komentet e tij se Kievi është fajtor për luftën e vazhdueshme të Rusisë dhe se furnizimi me armë i Ukrainës vetëm sa e zgjat konfliktin. Presidenti bullgar,ka thënë të premten, në një konference për shtyp ku foli për Samitin e fundit të NATO-s, se donte “ta bënte të qartë se është Ukraina ajo që këmbëngul për të vazhduar luftën”. Por sipas tij, duhet të jetë gjithashtu e qartë se fatura paguhet nga e gjithë Evropa. Vërejtjet e liderit prorus janë pjesë e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për ta mbajtur Bullgarinë jashtë mbështetjes së përbashkët ushtarake të BE-së për Ukrainën. Ambasada e Ukrainës në Sofje në një deklaratë tha se Kievi po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të rivendosur paqen dhe hodhi poshtë qëndrimin e Radevit se furnizimi me armë për Ukrainën dhe zgjat luftën. Gjatë krizës politike që pati kapluar Bullgarinë, anëtare të BE-së dhe NATO-s, Radev ka përdorur kompetencat e tij për të emëruar qeveri të përkohshme që ndanin të njëjtin mendim me presidentin për mosfurnizimin me armë të Kievit. Por kjo politikë e tij ka dështuar që kur u formua qeveria e re bullgare pro-perëndimore në qershor.

Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
DIGITALB DIGITALB