Sipas amerikanes CBS, nuk përjashtohet mundësia që presidenti ukrainas, pas vizitës në Uashington, të shkojë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë dhe Gjermani. Madje, ekziston edhe mundësia e një ndalese të tij në Varshavë. Udhëtimi i parë jashtë vendit i Volodimir Zelenskit që nga fillimi i luftës, mund të mos mbyllet me Uashingtonin – thotë CBS sipas të cilit, presidenti ukrainas mund të kthehet në Kiev për krishtlindje.