Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski udhëtoi drejt Londrës pas vizitës së shkurtër dhe takimit të tensionuar me Donald Trump në Uashington. Zelenski do të takohet në Londër me kryeministrin britanik, Keir Starmer në një kohë që ndihma e Europës përballë Rusisë bëhet gjithnjë e më shumë jetike për fatin e Ukrainës.