Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur të mërkurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar gjatë gjithëe fluturimit nga dy avionë luftarakë amerikanë, të cilët e shoqëruan presidentit nga kufiri polak, deri në uljen në Uashington. Kjo është hera e parë që kreu ukranas ka lënë vendin që pas nisjes së luftës, duke ndërmarrë kështu një vizitë historike për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake nga SHBA.