Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën. Duke mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kiev sot, Ditën e Evropës, ai kërkoi që vendi I tij të niste sa më parë bisedimet e anëtarësimit me unionin.