Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky merr pjesë në samitin e BE-së në Bruksel, këtë të enjte si i ftuar nderi, prej ku pritet që t’iu të bëjë presion aleatëve perëndimorë që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë "sa më shpejt të jetë e mundur" në luftën kundër Rusisë. Presidenti ukrainas nisi një turne të papritur në Evropë më 8 shkurt, me vizita në Britani dhe Francë, duke shënuar udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, pothuajse një vit më parë.