Top News/ Zelenski bisedon me ‘të mëdhenjtë’ e botës: Moska ëndërron një ‘krisje’ në perëndim
07/12/2023 11:18

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, bisedoi të mërkurën përmes një lidhje me video me udhëheqësit e G7. Ai tha se Moska po shpreson për një krisje në unitetin e vendeve perëndimore vitin që vjen. Të pranishmit, mes tyre aleatët kryesorë të Kievit, Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak, thanë se mbetën të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën. Komentet e tyre erdhën mes frikës se mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të zbehet pasi Kievi po bën përparim të kufizuar në fushën e betejës. “Ne jemi të përkushtuar që të mbështesim një Ukrainë të pavarur, demokratike, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë pas takimit. Udhëheqësit njoftuan veprimet që do të ndërmerren kundër Rusisë, përfshirë ndalimin deri në janar të importit të diamanteve nga Rusia dhe diamanteve ruse të përpunuara nga vende të treta deri në mars. Kjo është një nga përpjekjet për të ulur fitimet e Rusisë. Ndër masat e tjera është edhe forcimi i zbatimit rreptësishtë të kufirit të çmimit të naftës ruse, ndërsa udhëheqësit e G7 u bënë thirrje palëve të treta që të mos i shesin Rusisë materiale ushtarake ose do të përballen me një “kosto të rëndë”. Udhëheqësit gjithashtu premtuan shtimin e përpjekjeve humanitare për Ukrainën gjatë dimrit, duke i bërë thirrje Rusisë që t'i japë fund agresionit të saj dhe të paguajë për dëmet që ka bërë tashmë.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB