Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi francën dhe gjermaninë pasi ajo nuk u ftua në një darkë në Paris me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, duke thelluar kështu carjen mes aleatëve në BE. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, u takuan me zelenskin mbrëmjen e të mërkurës, para një samiti të BE-së që u mbajt të enjten. Por ndryshe nga viti i kaluar, kur kryeministri i atëhershëm italian Mario Draghi, u shfaq në krah të Macron dhe Scholz në Ukrainë, Meloni u përjashtua.