Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm që vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Kreshnik Farrukut, njohur edhe me emrin Kreshnik Budlla. Vendimi u mor pas rekursit të bërë prej të arrestuarit, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit kishte caktuar më herët masën e sigurisë arrest shtëpie. Sipas këtij vendimi të gjykatës së lartë, vendimi i dhënë nga shkalla e parë e Durrësit rikthehet në fuqi dhe Kreshnik Farruku ka lënë paraburgimin për të vijuar masën më të lehtë të sigurisë të caktuar ndaj tij.