Situata e zjarreve në vend ka ardhur drejt përmirësimit, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 vatra zjarri, nga të cilat vetëm gjashtë janë ende aktive. Bazuar tek të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pas punës së forcave në terren janë izoluar vatrat në bashkitë Durrës, Tiranë, Krujë, Fier, Patos, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Shkodër, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz dhe Malësi e Madhe.