Evropianët shijuan një fundjavë në diell, ndërsa kufizimet mbi koronavirusin, u zbutën. Imazhet tregonin njerëzit që shijonin diellin në parqe dhe plazhe në shumë vende evropiane gjatë fundjavës. Në Francë, njerëzit u ulën përballë kullës Eiffel dhe u mblodhën në kopshte e lulishte në fundjavën e parë pas zbutjes së masave. Në Gjermani, një grup njerëzish bënin joga në Berlin në të parën fundjavë që njerëzit u lejuan të mblidheshin në grupe deri në tetë persona për të praktikuar sporte.