Top News/ Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-të dashurës së Balotellit, Tabby Brown
31/07/2024 13:59

Një ish-modele e ‘Playboy’ dhe ish-të dashura e futbollistit Mario Balotelli, Tabby Brown, ka vdekur pas komplikimeve nga operacionet plastike, zbulon Mail Online. Tabby Brown, 38 vjeçe, ndërroi jetë papritur tetorin e kaluar, vetëm disa ditë pasi u kthye nga Republika Domenikane ku kishte shkuar për trajtim ‘liposuction’. E ndjera ishte gjithashtu aktore dhe valltare. Një hetim i kryer nga mjeku gjyqësor i Londrës së Jugut, Julian Morris, konfirmoi se ajo vdiq nga sindroma e embolisë së yndyrës (FES), një gjendje e rrallë që u shkaktua nga ‘liposuction’. Sipas revistave mjekësore, vdekjet nga FES pas operacioneve plastike janë të rralla, por raste të tilla kanë qenë në rritje. Gjykata dëgjoi se Tabby kishte udhëtuar në Amerikën e Jugut dhe Republikën Domenikane dy javë para se të vdiste, megjithëse nuk dihet me saktësi se ku e kishte kryer operacionin. Ajo vdiq tre ditë pas kthimit në Britani. ‘Liposuction’ është një procedurë kozmetike që përfshin heqjen e yndyrës së padëshiruar nga pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë ijët, kofshët dhe barkun. Kjo procedurë nuk ofrohet lehtësisht nga NHS dhe operacionet private në MB mund të kushtojnë nga 3,000 deri në 8,500 funte, në varësi të vendit ku kryhet dhe zonave të trupit që trajtohen.Edhe pse nuk dihet me siguri nëse Tabby e bëri operacionin në Republikën Domenikane, atje ka klinika të shumta dhe konkurrenca e madhe midis kirurgëve i çon çmimet në gjysmën e atyre që janë në Britani.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15