Një serë e mbushur me bimë narkotike kanabis sativa është zbuluar së fundmi në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Ka qenë një operacion I zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH-ja e Tiranë, ai që ccoi në zbulimin dhe asgjesimin e 1140 fidanë të gatshëm për në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin.