Policia ka zbuluar këtë të shtunë në Shkodër një serë të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve kanabis. Sera u zbulua gjatë operacionit policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese” dhe në kuadër të tij u arrestua në flagrancë 58-vjeçari, Smajl Ceka, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë. Kjo serë ishte përshtatur për kultivimin në kubikë të lëndës narkotike kanabis, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”.