Një qytet i madh i civilizimit Maya është zbuluar shekuj pasi u zhduk nën xhunglën e dendur meksikane. Arkeologët gjetën piramida, fusha sportive, rrugica që lidhin shtëpitë dhe një amfiteatër në shtetin juglindor Campeche. Ata zbuluan kompleksin e fshehur - të cilin e kanë quajtur Valeriana - duke përdorur Lidar, një pajisje lazer që zbulon strukturat e varrosura nën bimësi.