Uniformat blu të Shkodrës dhe “Shqiponjat” kanë arritur të zbulojnë një ambient ku përpunohej dhe përgatitej për shitje lënda narkotike kanabis. Falë operacionit “Ndërmollasi” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale 35-vjeçari, Ramazan Meaj dhe 6 punonjëse, mes tyre një 16-vjeçare, për përpunimin e kanabisit.