Autoritetet ukrainase zbuluan një tjetër varrezë masive pranë një qyteti verilindor duke dokumentuar në këtë mënyrë një tjetër krim monstruoz të forcave ruse që nga nisja e ofensivës më 24 shkurt. Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se varri masiv ku dyshohet se ndodhen trupat e mbi 440 personave u gjet në Izium në rajonin e Kharkivit, në një zonë të pyllëzuar.