Një laborator i sofistikuar për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme u zbulua nga policia e Kosovës në një banesë në Prishtinë. Në laborator prodhoheshin kryesisht karta ID, pasaporta dhe patenta të ndryshme për shoferat. Baza e prodhimit të dokumenteve u zbulua pas një aksioni të zhvilluar më 24 janar nga policia ku brenda një automjeti u gjetën dokumente të shteteve të ndryshme të botës.