Një automjet u dpërfshi nga flakët në Qafën e Llogarasë këtë të hënë, ndërsa humbi jetën shoferi, I cili u gjet nga ana e uniformave blu brenda mjetit të shkrumbuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:35, ku kalimtarë të rastit konstatuan makinën duke u djegur dhe njoftuan menjëherë uniformat blu të cilat pasi mbërritën konstatuan në sediljen e drejtuesit dhe personin e pajetë, trupi të cilit ishte shkrumbuar.