Top News – Zbulohet banda, 6 në pranga/ Mashtronin qytetarët që donin të bënin bamirësi
02/04/2021 14:02

Policia e Shtetit ka goditur një grup që kishin krijuar një skemë të mashtrimit kompjuterik dhe përfitonin shuma monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore. Në operacionin e koduar “Kameleonët”, u vunë në pranga 6 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër. Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj shtetasve: Klajdi Likaj, Dionis Daka, Genci Roko, Elis Molla, Kledi Hamati, Leonard Kalaja, dhe në kërkim u shpall Klinti Cani. Sipas policisë, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare. Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal. Këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë etj. “Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Top Channel/ “Hape derën”! I riu shqiptar bën “kërdinë” në avion gjatë fluturimit, debatoi me…
18/07 23:11
Top Channel/ Elbasan, mbyten dy vëllezër të mitur, u futën në Shkumbin kur po ruanin bagëtitë
18/07 22:59
Top News – Mbyten dy të mitur në Shkumbin. Tragjedi në Elbasan, viktimat ishin vëllezër
18/07 21:48
Top Channel/ “Shkumbini ka gropa”, mbytja e fëmijëve, flasin të tronditur banorët
18/07 21:46
Top News- Shembjet në Theth, Rama- I gjithë zinxhiri nuk ka funksionuar!
18/07 21:45
Top Channel/ “Polici mbante trupin e fëmijës”, banori: I bëra frymëmarrje artificiale, por…
18/07 21:45
Top News- Flet familjari i dy të miturve që u mbytën në Shkumbin
18/07 21:06
Top Channel/ Zjarr në Belishovë të Gjirokastrës, dhjetëra hektarë të djegura
18/07 21:00
Top Channel/ “Më morën peng vëllanë”, iu grabit banesa si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares
18/07 20:57
Top Channel/ Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin
18/07 20:56
Top Channel/ Qendra e shërbimeve arsimore do bëhet agjenci autonome, “Cambridge” kritika për pyetësorët
18/07 19:55
Top Channel/ Durrës, ngec rindërtimi! Debate në këshillin bashkiak, ikin anëtarët e opozitës
18/07 19:49
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i anëtares së komisionit të tenderave për grabitjen e 200 mijë eurove
18/07 19:43
Top Channel/ Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era
18/07 17:55
Top News- Shqiptari arratiset gjatë transferimit në burg/ Ngrihet në këmbë policia në Gjermani
18/07 17:51
Top News- Dogji ullinjtë dhe 10 hektarë tokë, e pëson 60-vjeçari në Kavajë
18/07 16:04
Top News – Traktati i Komunitetit të Energjisë. Balluku në Athinë: Përafrim me ligjet e BE
18/07 16:03
Top Channel/ Balluku: Shqipëria e gatshme për bashkëpunim energjetik rajonal
18/07 15:14
Top Channel/ Mjekët po ikin më pak! Urdhri i Mjekut: Të rinjtë po rikthehen dhe aplikojnë në spitale
18/07 15:06
Top Channel/ Gara për kreun e BKH, 7 kandidatët ese, test logjik dhe poligraf
18/07 15:04