Një skelet njeriu është gjetur mëngjesin e së hënës nga banorët e zonës të cilët më pas njoftuan policinë disa metra larg rrugës në një fushë në qytetin grek të Tebës. Viktima është ende e paidentifikuar ndërkohë që në rrobat që ai mbante veshur u gjetën disa dokumente të cilat lidhen me një çështje penale në Shqipëri. Referuar mediave greke, skeleti u gjet gjysmë i zhvarrosur, ndërsa në pantallonat e tij u gjetën disa dokumente personale. Në bazë të informacioneve paraprake, dokumente I referoheshin një çështje penale.