Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nga Zyra Ovale që prej orës 14:00. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë. “Telefonata po shkon mirë dhe është duke u zhvilluar me sukses,” tha Ndihmësi i Presidentit dhe Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë.