Top News – Zbulohen 2 tonë drogë/ Policia Malazeze arreston shqiptarin
03/11/2020 21:21

Një sasi prej afro 2 tonë marihuanë është kapur nga Policia malazezë në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar. Sipas burimeve të Policisë shqiptare, marihuana kishte si origjinë Shqipërinë, ndërsa u kap në Podgoricë. Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Elvis Çalik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë, më konkretisht sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Administratës Doganore, ndërsa bëhet e ditur se droga u gjet në një kamion që kishte shkelur territorin malazez përmes pikës kufitare të Bozajt. Në deklaratën për shtyp, policia malazeze sqaron se operacioni u krye pas një hetimi në rrugë operative dhe synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi në vendet e Evropës Perëndimore. Ndaj 40 vjecarit shqiptar është ngritur akuza e trafikut të drogës, ndërsa janë kërkuar të dhëna edhe nga pala shqiptare nëse i arrestuari ka pasur apo jo precedentë të mëparshëm penalë. Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë me fruta dhe perime. Oficerë të antikontrabandës gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton. Një person i dytë është proceduar gjithashtu penalisht me dyshimin si i përfshirë në trafikun e drogës.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15