SPAK mori në pyetje për rreth 4 orë ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për të cilin gjykata i ka kërkuar prokurorit të dosjes së koncesionit të sterilizimit që të ushtrojë ndjekje penale. Pas dëshmisë së dhënë në SPAK, ish-ministri tha për mediat se nuk i druhet hetimit, pasi tha se ka zbatuar ligjin.