Perceptimi i sipërmarrjeve të huaja në lidhje me klimën e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar gjatë vitit 2024. Një sondazh i realizuar nga shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri, ku bëjnë pjesë, konfindustria, shoqata e biznesit grek dhe dhoma italiane e tregtisë, tregon se burokracitë që hasen nga sipërmarrësit shqiptarë janë kthyer në një problem të shtuar krahasuar me vitin e kaluar.