Një ditë pas Asamblesë së drejtuar nga Edi Rama, ku sipas burimeve nga brenda saj kryesocalisti shkundi drejtuesit e qarqeve dhe pati kritika e rezerva pothuajse për të gjithë, Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar. Mbledhja u drejtua nga kreu i grupit, Bledi Çuçi. “Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur nga dje”, u është drejtua Çuçi deputetëve socialistë. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, fillimisht ai rikujtoi edhe njëherë porositë e kryetarit të partisë në Asamblenë e mbajtur një ditë më parë.