Thellohen edhe më shumë skandalet e kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi në dhënien e tenderave në konflikt të pastër interesi. Në adresë të Gazetës “Shqip” ka mbërritur një tjetër denoncim pas atij të disa ditëve më parë që ka cuar në zbulimin e një super tenderi në vlerën e rreth 3,5 miliardë lekëve për firmën Vllaznimi shpk. Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cernice, Tropoje (2). Fitues i këtij tenderi sipas vendimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik janë bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk. Për mundësuar fitimin këtij tenderi u krijua një bashkim operatorësh Vllaznimi shpk me Florida shpk dhe 4 AM shpk.