Top News – Zbardhet plagosja në Durrës/ Arrestohet një person, i gjenden armë e municione
23/03/2021 10:17

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës, në lagjen nr. 4 të Durrësit ku mbeti i plagosur një shtetas. Policia njofton se në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në ambientet e spitalit, shtetasi Arbër Tivari. 25 vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërkaq nga njoftimi i policisë mësohet si është shpallur në kërkim shtetasi Alket Buçpapaj, 28 vjeç, edhe ky I dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje". Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22 mars, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tivarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit Alket Buçpapaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje” mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje" në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj si dhe për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve në banesë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.

Top News- ‘Paraburgimi i zgjatur, shqetësues’/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri
14/08 10:36
Top News- 137 zjarrvënës dogjën Shqipërinë/ Arrestohen 46 prej tyre, dëmtuan pyje, banesa e kullota
14/08 10:31
Top News- Normalizohet situata në Gramsh/ Bilanc i rëndë nga zjarret e tre ditëve
14/08 10:22
Top News- Izolohen flakët në Kukës/ Nuk regjistrohen vatra të reja, situata nën kontroll
14/08 10:15
Top Channel/ Shqipëria në flakë, 48 orët e tmerrit! Banorët të tronditur, shtëpitë vijojnë të digjen
13/08 23:23
Top Channel/ Vijon alarmi nga zjarret, dëme kolosale nga veriu në jug
13/08 23:10
Top Channel/ Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Qeveria shqiptare ndëshkoi abuzuesit
13/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Plashnik, banori: Brenda nuk futesh dot se ka dinamit e granata, nami i zi
13/08 22:43
Top Channel/ Dëshmi drithëruese nga Delvina, banorët mes lotësh rrëfejnë tmerrin e zjarrit
13/08 22:40
Top Channel/ Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete
13/08 22:34
Top Channel/ “Situatën fatale”, kryeplaku i fshatit Plashnik: Familjet i larguam, na rrezikohej jeta
13/08 22:32
Top Channel/ “Zjarret kanë kapur 70% të fshatit”, banori i zonës në qarkun e Beratit: Shtëpitë…
13/08 22:31
Top Channel/ Zjarri po vijon ende në fshatin Plashnik, frikë nga kalimi i flakëve tek puset e naftës
13/08 22:25
Top Channel/ Prekëse! Të përlotur dhe frikësuar, evakuohet familja e fundit nga fshati Plashnik
13/08 21:55
Top Channel/ Banorja e Lefterhor shpërthen në lot teksa sheh banesën të digjet: Është…
13/08 21:52
Top Channel/ Izolohet zjarri në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, flakët prej orësh aktive
13/08 21:51
Top Channel/ Shuhet zjarri pranë Lazaratit, zjarrfikësit izoluan vatrat që rrezikonin shtëpitë
13/08 21:50
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në Ermenje të Skënderbegasit! Flakët marrin përmasa të mëdha
13/08 21:49
Top Channel/ Zjarri shkrumbon hektarë të tërë në fshatin Plashnik i Madh, disa vatra ende aktive
13/08 21:49
Top Channel/ Delvinjotët drejt rikthimit të jetës normale pas zjarreve, qyteti mbushet me fëmijë
13/08 21:48