Reshje me intensitet të lartë në qytetin e Peshkopisë mbrëmjen e kësaj të shtune, ashtu si edhe në disa qytete të tjera të vendit. Përgjatë ditës pati reshje shiu dhe pas orës 15:30 nisën reshjet e dëborës me intensitet të lartë. Në zonën e Kalasë së Dodës, trashësia e dëborës arrin deri në 30 centimetra.