Studiuesit kanë zbuluar një degë tashmë të tharë të Nilit që rridhte deri në kompleksin e madh të piramidave të Gizës rreth 4500 vjet më parë. Gjetjet, të publikuara në studimin e ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’, shpjegojnë se si egjiptianët e lashtë ishin në gjendje të transportonin miliona ton blloqe të rënda ndërtimi në vendin e piramidave ikonike mbi katër milje nga ajo që tani është një peizazh shkretëtirë, shkruan Business Insider.