Aksioni i RENEA-s me urdhër të SPAK në Vlorë është bërë edhe për llogari të hetimeve për një vrasje të bujshme të ndodhur në qytetin e Vlorës në datën 6 shkurt 2021. Në atë kohë, në qytetin e Vlorës u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Gentian Qarri, njohur edhe me nofkën Gëçe.