Vrasja e Shkëlzen Kastratit një atentat tipik mafioz. Kështu e ka përcaktuar policia kriminale. Sipas burimeve mësohet se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorët e kanë ndjekur makinën për disa minuta dhe i kanë shkuar paralel, nga dhe ku viktima është qëlluar me breshëri, ku mori vetëm dy plumba, një në pjesën e qafës dhe një në pjesën e kokës. Dyshimet janë, që në automjetin range rover të vrasësve, kanë qenë tre persona.