Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, si dhe janë sekuestruar 10 kg kokainë. Jorlando Lamaj është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë, teksa në xhep policia I ka zbuluar një zarf plot me para. Fillimisht I riu nga Shqipëria u ka bërë me dije karabinierëve se shuma është fituar nga shitja e automjeteve. Në deklaratën e tij, ai ka thënë se merrej me tregëti automjetesh në krahinat e Venetos. Ai shtoi më tej se prej disa vitesh ishte I vetëpunësuar në këtë biznes. Për policinë justifikimi ishte I pavend, kështu që fillimisht bënë shoqërimin e tij në komisariat dhe u mor në pyetje. Më pas u bë kontrolli në banesën e 37-vjeçarit Lamaj, ku u gjet 10 kg kokainë. Ajo ishte e ndarë në pako dhe gati për tu nxjerrë në treg.