Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5. Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi. Në zarfin e lexuar nga Brikena, shkruhej se Kristi është larguar nga gara, ndaj edhe televotimi i kësaj të marte është anuluar.