Gjatë operacionit, evidentohen 3 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe të mungesës së vrojtuesve, në plazhin “Sektor Teuta" dhe në plazhin e Golemit. Procedohen penalisht 3 administratorët e subjekteve që kishin zënë hapësirën publike dhe nuk kishin marrë masat e sigurisë në këto plazhe. Sekuestrohen 196 çadra dhe 392 shezlongë.