Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk lirimi i godinave që strukturat paralele serbe mbajnë peng në veri të Kosovës as që shtrohet për diskutim. Ai i bëri këto deklarata në ditën kur skadon afati për largimin e katër institucioneve të Serbisë nga një ndërtesë komunale në Mitrovicë të Veriut. “Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, tha Vuçic.