Bashkimi Evropian deklaroi se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, për të kërkuar lirimin e ndërtesës komunale, nga personat që punojnë në administratën e Serbisë, është në kundërshtim me përpjekjet për uljen e tensioneve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano, këto vendime janë shqetësuese pasi mund të ndikojnë në sigurinë e dy vendeve.