U arrestua me bujë dhe pas shumë muajsh hetime për një vrasje tipike mafioze, sikurse ishte ajo e Shkëlzen Kastratit në Fier. I arrestuari i vetëm si një nga autorët e dyshuar të kësaj vrasjeje do të përballet edhe me një tjetër akuzë të rëndë. 37 vjeçarit pritet t’i komunikohet akuza e “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.