Ndërkohë që të gjithë presin dorëheqjen e tij pas ngritjes së mocionit të besimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke hedhur poshtë presionin e opozitës për t’u larguar nga detyra. Pasi VRMO DPMNE dorëzoi në kuvend kërkesë mpër votim të mosbesimit të Qeverisë, duke kërkuar largimin e tij, Zaevit shkruan në një postim në profiling zyrtar në Facebook se partia opozitare po bën gjithçka që të vijë në pushtet.