Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur për herë të dytë në Kryesinë e Kuvendit në harkun kohor të dy ditëve. Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Takimi vjen pas vendimit të gjykatës që regjistroi Statutin e PD të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjtorit. SHBA ka paralajmëruar se nuk do të kettë bashkëpunim me PD, nëse ajo do të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Një ditë më parë, Kim zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.