Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur për herë të dytë në Kryesinë e Kuvendit në harkun kohor të dy ditëve. Në vizitën e kësaj të marte, Kim është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, takim i cili zgjati më shumë se 60 minuta, ku sipas një reagimi të ambasadores në Tëitter, është biseduar për një gamë çështjesh, mes të cilave edhe bashkëpunimi PD-SHBA.